Lidhje

Kancelarja Merkel viziton Suedinë- temë bisedimesh konflikti ruso-gjeorgjian


Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Suedinë, Estoninë dhe Lituaninë javën e ardhshme për bisedime që pritet të përqëndrohen mbi konfliktin ruso-gjeorgjian.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane, Thomas Stag e njoftoi këtë udhëtim sot gjatë një konference të shkurtër shtypi. Ai tha gjithashtu se qeveria gjermane pret që Rusia të përfundojë tërheqjen nga Gjeorgjia menjëherë në përputhje me planin për paqe të ndërmjetësuar nga Franca që Moska dhe Tbilisi e nënshkruan në fillim të këtij muaji.

Kancelarja gjermane ka qenë e palëkundur në kërkesen e saj për tërheqjen e trupave ruse në pozicionet që kishin para fillimit të konfliktit, por ajo ka mbajtur gjithashtu hapur linjat e komunikimit me Moskën mbi këtë çështje.

Suedia dhe vendet baltike kanë kritikuar ndërhyrjen ruse në territorin e Gjeorgjisë përtej krahinës së Abkazisë dhe Osetisë Jugore.//IB

XS
SM
MD
LG