Lidhje

Stuhia Fay, e para në histori që godet Floridën 4 herë


Zyrtarët në Floridën juglindore thanë se stuhia Fay ka vrarë të paktën 10 vetë që kur goditi këtë shtet të hënën, e shoqëruar me shi të rrëmbyer dhe erëra të forta.

Stuhia Fay është stuhia e parë në histori e cila ka goditur brigjet e Floridës katër herë. Sot ajo pritet të godasë përsëri gadishullin e Floridës në pjesën perëndimore, që shtrihet në Gjirin e Meksikës.

Fuqia e erës së kësaj stuhie nuk arriti asnjëherë shpejtësinë për ta kategorizuar atë si uragan por stuhia ka sjellur rreth 63 centimetra shi në disa pjesë të Floridës duke përmbytur qindra shtëpi dhe detyruar shumë banorë të evakuohen.

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ke shpallur gjendje të jashtzakonshme për këtë shtet duke i autorizuar zyrtarët federalë të bashkredojnë përpjekjet e shpëtimit.

Qendra kombëtare e uraganave njoftoi se shpejtësia më e madhe e erërave të stuhisë Fay ka arritur 45 kilometra në orë. Kjo qendër parashikon edhe më tepër shi ndërkohë që stuhia po shkon drejt shteteve perendimore të Alabamës dhe Misisipit. //mm//

XS
SM
MD
LG