Lidhje

Sarkozi fton udhëheqësit e BE për të diskutuar krizën në Gjeorgji


Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka ftuar udhëheqësit e Bashkimit Evropian për të diskutuar krizën në Gjeorgji dhe rishikimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Të 27 udhëheqësit e BE-së do të takohen më një shtator në Bruksel. Ata do të marrin një shqyrtim edhe një paketë ndihmash për Gjeorgjinë. Franca mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i tha televizionit gjerman dje se sipas informacionit që ka ajo, Rusia nuk ka tërhequr ende trupat e saj nga Gjeorgjia, siç parashikohet në marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Franca.

Kancelarja Merkel tha se forcat ruse mbajnë ende të pushtuar portin Poti të Detit të Zi, të cilin ajo e quan një pikë strategjike por jo një zonë neutrale. Në bazë të marrëveshjes së armëpushimit, forcave ruse u lejohet të patrullojnë zonat neutrale përreth rajoneve separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë.

Por gjenerali rus, Anatoly Nogovitsyn, akuzon Gjeorgjinë se po bëhet gati për operacione të tjera ushtarake në Osetinë e Jugut. Ai ka thënë se trupat ruse janë në pozita kyçe për të siguruar paqen.

Megjithë tensionet mes Rurisë dhe Perëndimit, Kancelarja Merkel tha se nuk beson se ky është fillimi i një Lufte të re të Ftohtë. //iç//

XS
SM
MD
LG