Lidhje

Jushçenko: Duhet të forcojmë përpjekjet për t’u anëtarësuar në NATO


Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko tha se vendi i tij duhet të forcojë mbrojtjen në përpjekjet për t’u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.

Zoti Jushçenko i bëri këto komente të dielën në Kiev gjatë një fjalimi në ceremoninë e 17 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.

Këto komente bëhen ndërkohë që Rusia kundërshton ashpër aspiratat e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO dhe vazhdon të mbajë të pushtuara pjesë të Gjeorgjisë.

Zoti Jushçenko dënoi atë që ai e quajti agresioni rus mbi Gjeorgjinë ndërkohë që u zotua se Ukraina nuk do të bëhet objektiv i ardhshëm i Rusisë.

Fjalimi i zotit Jushçenko erdhi pas një parade ushtarake të ushtrisë ukrainase ku marshuan tanke, kamionë ushtarakë dhe raketahedhës, ndërkohë që aeroplanët luftarakë fluturonin mbi vendin e paradës.

Në Moskë, me rastin e këtij përvjetori, presidenti Rus, Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin bënë thirrje për marëdhënie më të ngushta ndërmjet dy vendeve. //bsa//

XS
SM
MD
LG