Lidhje

Serbët kundër kamerave të vëzhgimin në kufirin Serbi-Kosovë


Disa qindra qytetarë serbë të Kosovës protestuan kundër vendosjes së kamerave vëzhguese në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në protestën e cila u mbajt në komunën veriore të Zubin Potokut me shumicë serbe, protestuesit bënë thirrje edhe kundër vendosjes në Kosovë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, EULEX.

Udhëheqës të serbëve vendas thanë se nuk do të lejojnë kurrë përfaqësuesit e UNMIK-ut, KFOR-it apo të Shërbimit Policor të Kosovës të vënë kufi ndarës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Autoritetet në Kosovë filluan javën e kaluar vendosjen e kamerave vëzhguesve në pikat kufitare me Serbinë për të frenuar kontrabandën.

Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, protestuesit e zemëruar serbë dogjën dy posta kufitare dhe që atëherë atje nuk vepron Shërbimi Doganor i Kosovës. Çështja e doganave, policisë dhe drejtësisë janë pjesë e bisedimeve që edhe sot kanë vazhduar në Beograd ndërmjet UNMIK-ut dhe autoriteteve të Serbisë. //rd//

XS
SM
MD
LG