Lidhje

Parlamenti rus kërkon njohjen e Osetisë Jugore dhe Abkazisë


Të dyja dhomat e parlamentit rus miratuan njëzëri rezoluta ku bëhet thirrje për njohjen e dy rajoneve separatiste gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe Abkazisë si shtete të pavarur.

Kryetari i Dhomës së Ulët, Boris Grizlov u tha sot deputetëve se Kaukazi do të jetë gjithmonë në zonën e interesave strategjike të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara i quajtën rezultat e parlamentit “të papranueshme”.


Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit theksoi përsëri nevojën që Rusia të respektojë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Gjeorgjisë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. Në Tbilisi, Presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili deklaroi në mbledhjen e kabinetit se rezolutat në fjalë janë një përpjekje e Rusisë për të pushtuar territorin e Gjeorgjisë sipas një plani që synon rikrijimin e Bashkimit Sovjetik. Në Berlin, kancelarja Angela Merkel i bëri thirrje presidentit rus t’i hedhë poshtë rezolutat.

XS
SM
MD
LG