Lidhje

Arrestohen tre të dyshuar për një komplot ndaj Senatorit Obama


Autoritete lokale dhe federale amerikane në Denver të Kolorados, po hetojnë mbi një koplot të mundshëm ndaj kandidatit Demokrat për postin e Presidentit të SHBA Barack Obama.

Hetuesit thanë se një përdorues i rregullt droge, u arrestua gjatë një kontrolli rutinë të trafikut në periferi të Denverit ditën e djeshme. Një stacion televiziv i Denverit tha se oficerët e policisë gjetën dy pushkë, municone, një jelek anti-plumb si dhe lëndë narkotike në një vend të fshehtë në kamionin e tij.

I arrestuari i drejtoi autoritet tek tre të dyshuar të tjerë të cilët u arrestuan në një zonë hotelesh në Denver, më vonë gjatë ditës. Televizioni ka bërë të ditur se një prej njerëzve ka bërë kërcënime ndaj Obamës.

Është planifikuar, që Obama do të pranojë kandidaturën e Partisë Demokratike, gjatë një fjalimi të enjten në mbrëmje, në Invesco Field, pallati i sportit i Ligës Kombëtare të Futbollit .//mm//

XS
SM
MD
LG