Lidhje

Sarkozi i bën thirrje Moskës të respektojë armëpushimin me Tbilisin


Presidenti francez Nicolas Sarkozy i bëri thirrje Rusisë që të respektojë menjëherë marrëveshjen ndërkombëtare të armëpushimit për Gjeorgjinë, që Moska e ka nënshkruar por e ka shkelur vazhdimisht duke sfiduar shumë qeveri perëndimore.

Zoti Sarkozy e ndërmjetësoi marrëveshjen e cila kishte klauzola për tërheqjen ruse nga territori gjeorgjian. Por forcat ruse vazhdojnë të jenë në pozicione kyçe brenda Gjeorgjisë duke shkaktuar një valë kritikash nga Perëndimi.

Zoti Sarkozi e quajti gjithashtu të papranueshëm vendimin e Rusisë për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë të Gjeorgjisë duke njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. //rd//

XS
SM
MD
LG