Lidhje

Haga ngreh akuza për nxjerrje informacionesh sekrete nga një zëdhënëse


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jugorllavi ngriti akuza ndaj zëdhënëses së një ish prokurori se ka nxjerrë informacion sekret.

Gjykata i ka dhënë urdhër Florenc Hartman të dalë para gjyqit më 15 shtator për t'iu përgjigjur akuzave se në një libër dhe në disa artikuj ajo nxorri informacione që kishin të bënin me vendime sekrete të marra nga dega e apelit e gjykatës.

Zonja Hartman ishte zëdhënëse e kryeprokurores së Hagës, Karla del Ponte për 6 vjet, duke filluar nga viti 2000. Më parë, ajo mbuloi Ballkanin si gazetare për të përditshmen franceze, Le Monde.

Në librin e saj që doli nga shtymë më 2007, Paqja dhe Dënimi, zonja Hartman akuzoi Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për parandalimin e arrestimit të të dyshuarve për krime lufte në Bosnje, Radovan Karadzic and Ratko Mladic.

Në një artikull të botuar në janar tëkëtij viti nga Instituti Boshnjak, zonja Hartmann shkruante se gjykatësit e Hagës nuk pranuan të nxirnin prova kundër Serbisë për masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë rreth 8 mijë djem dhe burra muslimanë.//rd//

XS
SM
MD
LG