Lidhje

Egjipti në përpjekje të ndërmjetësojë debatet mes Libanit dhe Izraelit


Ministri i jashtëm i Egjiptit po përpiqet të ndërmjetësojë debatet në rritje mes Izraelit dhe Libanit.

Ahmed Abul Geit tha se i ka kërkuar Izraelit të ndalë kërcënimet se do të veprojë kundër Libanit.

Zoti Geit foli sot me gazetarët gjatë një vizite me zyrtarët libanez në Bejrut. Ai tha se e diskutoi këtë çështje dje edhe me ministrin izraelit të mbrojtjes Ehud Barak.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka se Izraeli do të ndëmarrë një luftë edhe më shkatërruese kundër Hezbollahut nga ajo e vitit 2006 në se qeveria e Libanit i jep legjitimitet më të madh grupit ushtarak.

Në përgjigje të kësaj, udhëheqësi i Hezbollahut Hasan Nasrallah tha se do të shkatërrojë Izraelin në se sulmon Libanin.

XS
SM
MD
LG