Lidhje

Shqipëria dënon njohjen e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë nga Rusia


Shqipëria dënoi sot vendimin e Rusisë për njohjen e pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetisë së jugut duke kundërshtuar paralelizmatt e bëra me rastin e Kosovës.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme shqiptare vendimi i Moskës konsiderohet një hap i pajustifikueshëm, i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të votuara edhe nga vetë Rusia.

Ministria e Jashtme shqiptare ka hedhur poshtë çdo përpjekje për të vendosur paralele midis Kosovës dhe rajoneve autonome të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Në deklaratën e saj saktësohet se "argumente të panumërta historike, shkencore e juridike dëshmojnë se rasti i Kosovës është unik dhe zgjidhja e zbatuar për të është unike. Si i tillë, ai nuk shërben e as nuk mund të shërbejë si model për zgjidhjen e konflikteve të tjera as në rajon, as jashtë tij".

Sipas Tiranës "duke mbështetur shkëputjen nga Gjeorgjia të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, ndërkohë që në rastin e pavarësimit të Kosovës mbrojti të kundërtën, Moska po kompromenton përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e drejtë, realiste dhe të qëndrueshme të konflikteve". //rd//

XS
SM
MD
LG