Lidhje

Stuhia Gustav drejt ishujve Kejman, bëhet kërcënuese


Stuhia tropikale Gustav po largohet nga ishulli i Xhamajkës drejt ishujve Kejmen. Parashikuesit e motit thonë se stuhia do të arrijë fuqi uragani sot dhe nesër dhe mund të shkaktojë deri në gjysëm metri reshje shiu në disa zona të Xhamajkës dhe ishujve Kejmen. Ndërkaq banorët e Nju Orlinsit shpresojnë se nuk do të përjetojnë edhe një herë tragjedinë më të madhe në historinë e qytetit të tyre. Banorët po e presin me ankth mbërritjen e stuhisë tropikale Gustav që përkon me tre vjetorin e uraganit Katrina.

Dje stuhia tropikale Gustav goditi ishullin e Xhamajkës dhe pritet të rimarrë fuqinë e një uragani dhe të shoqërohet me shira të rrëmbyer. Pritet që uragani të prekë bregdetin amerikan në fillim të javës tjetër.

Disa banorë të Nju Orlinsit thonë se janë gati të largohen nëse stuhija Gustav do të prekë qytetin e tyre.

Uragani Katrina goditi Nju Orlinsin tre vjet më parë dhe shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve dhe rreth 100 milardë dollarë dëme.

Disa banorë që janë ende duke rindërtuar shëpitë e tyre nga shkatërrimet e uraganit Katrina thonë se kësaj here janë gati të largohen me më shumë shpejtësi nëse do të jetë e nevojshme.

Në vitin 2005, kur mijëra të mbijetuar nga Katrina u dyndën në Stadiumin e Luizianës dhe sallën e kongreseve të Nju Orlinsit atje nuk kishte ujë dhe ushqime të mjaftueshme. Autoritetet thonë se këto dy ndërtesa nuk do të përdoren kësaj here.

Zyrtarët janë ende duke hartuar plane të evakuimit nëse stuhia Gustav do të prekë qytetin.

Ndërkaq, frika nga shkatërrimi i platformave dhe pajisjeve të naftës në gjirin e Meksikës që tani ka filluar të ketë ndikim mbi çmimet. Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën dje deri me 120 dollarë për fuçi për t’u ulur më vonë në 115 dollarë.

Kompania e karburanteve Shell tërhoqi dy ditë më parë 300 punëtorë nga platfomrat, por sqaroi se kjo nuk do të prekte çmimet apo prodhimin.

Stuhia Gustav goditi pjesë të Haitit dhe Republikës Domenikane në fillim të javës duke shkaktuar vdekjen e të paktën 23 njerëzve. //ii

XS
SM
MD
LG