Lidhje

Hidhet shorti për raundin e parë të kupës UEFA


Është bërë hedhja e shortit për raundin e parë të kupës së UEFAS dhe ish kampioni i dyfishtë i kësaj kupe Sevilia do të gjendet përballë Salcburgut të Austrisë, ndërsa ekipi italian i Milanit luan me Zyrihun e Zvicrës.

Sevilia do të përpiqet të fitojë këtë titull për herë të tretë në katër vitet e fundit. Këtë javë ekipi Spanjoll u eliminua nga kupa e kampionëve nga ekipi anglez i Liverpulit

Kampioni i shtatëfishtë i evropës Milan, po konkurron për herë të parë në kupën UEFA.

Në takime të tjera, ekipi i Napolit i cili e fitoi këtë kupë në vitin 1989 do të takohet me Benfikën e Lisbonës ndërsa ekipi tjetër italian Udineze takohet me Borusinë e Dortmundit.

Fituesi i kupës së vitit 1992, Ajaksi i Amsterdamit luan kundër Boracit të Serbisë ndërsa Valencia e Spanjës kundër ekipit portugez Maritimo.

Totenhemi i Anglisë takohet me ekipin Wislau të Polonisë, i cili u eliminua nga kupa e kampionëve nga ekipi i Barcelonës. //ii

XS
SM
MD
LG