Lidhje

Zyrtarët rusë përsëri kritikojnë ashpër NATO-n


Zyrtarët rusë kritikuan ashpër NATO-n dhe institucione të tjera perëndimore për qëndrimet e tyre ndaj krizës gjeorgjiane.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e akuzoi sot aleancën se gjatë viteve të fundit kishte shpërfillur "vazhdimisht dhe hapur" si Kombet e Bashkuara, ashtu edhe ligjin ndërkombëtar. Ai tha se NATO-ja nuk ka të drejtë morale që të kritikojë politikat ruse.

Të mërkurën aleanca kritikoi vendimin e Rusisë për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë Jugore dhe i kërkoi Moskës që të tërhiqet nga ky vendim.

Diplomatët rusë kanë akuzuar gjithashtu grupin e shtatë vendeve të industrializuara se janë të njëanshme kur dënojnë vendimin e Moskës. Rusët e akuzojnë grupin e shtatëshes se i ka justifikuar "veprimet prej agresori të Gjeorgjisë". Ministrat e shtatëshes thanë se vendimi rus vë në pikëpyetje "angazhmin e Moskës ndaj paqes dhe sigurisë në Kuakaz".

Sot në Tbilisi, zëvendës ministri i jashtëm gjeorgjian Grigol Vashadze u tha gazetarëve se vendi i tij do të ndërpresë lidhjet diplomatike me Moskën. //ii

XS
SM
MD
LG