Lidhje

Vazhdon rënia e çmimit të shtëpive në tregun amerikan


Çmimi i shtëpive vazhdon të bjerë në qendrat kryesore metropolitane në Amerikë. Madje edhe në tregjet, dikur të konsideruara si tejet të favorshme si Las Vegas, Majemi dhe Finiks, çmimet e shtepive kanë rene afro 30 përqind që nga viti i kaluar. Shtrohet pyetja, përse nuk ka blerës?

Çmimi i naftës ka rënë e gjithashtu edhe çmimi i shtepive në Amerikë rreth 15 përqind, krahasuar me të njëjtën kohë vitin e kaluar. Por përse po shtohet numri i shtepive të pashitura.? Shitësit e shtëpive thonë se gjërat po ndryshojnë.

Njeri prej tyre, Robert Houell, thotë se shitjet e shtepive ekzistuese u shtuan 3 përqind muajin e kaluar.

“Është një kërkesë e madhe e ndrydhur, njerëzit nuk kanë blerë dy vitet e fundit. Ky grup kërkon të blejë.”

Megjithë rritjen e vogël të shitjeve, ekonomistët thonë se tregu i shtëpive vazhdon të përpëlitet.

Eksperti Mark Zandi fajëson për këtë tregun financiar dhe tregon shqetësim për koston e lartë të ngrohjes së shtepive gjatë muajve të dimrit.

"Këto çmime të larta energjie janë një barrë e rënde në ekonominë e dobët. Mund të jetë ndryshimi mes një ekonomie në rritje dhe një ekonomie që nuk njeh rritje.” thotë ai

Por Zandi thotë se pjesa më e rende e krizës së shtepive mund të jetë kapërcyer në disa pjesë të vendit. Disa analistë bankarë parashikojnë se tregu i shtepive mund ta marrë veten në pjesën e parë të vitit 2009. //mm//

XS
SM
MD
LG