Lidhje

Qendra Kombëtare e Uraganeve e ka renditur Gustavin si uragan të shkallës 4


Meteorologët amerikanë thanë se erërat e Gustavit janë forcuar duke arritur deri në 230 kilometra në orë, ndërkohë që stuhia shkatërrimtare i është afruar mjaft Kubës perëndimore.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e ka renditur Gustavin si uragan të shkallës 4, sipas një shkalle që mat forcën e uraganëve.


Sipas njoftimeve të fundit, vatra e uraganit Gustav pritet që të kalojë Kubën perëndimore vonë gjatë ditës së sotme.
Metereologët thonë se stuhia mund të sjellë deri gjysëm metri reshje në disa pjesë të Kubës. Stuhia Gustav iu ka marrë jetën të paktën 80 njerëzve në Xhamaika, Haiti dhe Republikën Domenikane.

Qendra Kombëtare e Uraganeve me qendër në Majami parashikon që Gustavi të shkojë drejt pjesës jugore të Gjirit të Meksikës gjatë ditës së nesërme, dhe në veri të Gjirit të Meksikës gjatë ditës së hënë.

Disa shtete bregdetare të Gjirit të Amerikës si Luisiana, Misisipi dhe Texasi kanë nisur që të evakuojnë qytetarët e tyre. //mm//

XS
SM
MD
LG