Lidhje

Nju Orlinsi përgatitet për t'u përballur me uraganin Gustav


Zyrtarët në shtetin amerikan jugor të Luizianës, kanë urdhëruar banorët të largohen nga qyteti, përpara se aty të mbërrijë uragani Gustav, i cili pritet të godasë atë zonë të hënpn. Kryetari i Bashkisë së New Orleansit Ray Nagin u bëri thirrje qytetarëve t’i binden largimit të detyruar, nga ajo që ai e quajti si “një stuhi e madhe, dhe e shëmtuar”. Ai tha se autoritetet kanë bërë gati një zonë në qytetin e Baton Rouge dhe se do të ketë ndalim-qarkullim gjatë natës nëpër rrugët e qytetit. Zoti Nagin tha se forcat policore janë dyfishuar për shkak të stuhisë dhe është zotuar se kushdo që kapet duke vjedhur do të shkojë drejt e në burg.
Qendra Kombëtare e Uraganeve në Amerikë tha se Gustavi pritet që të jetë një stuhi e fuqishme kur të zbarkojë në tokë, me shkallë 4 dhe me shpejtësi ere nga 210 deri në 250 km në orë.

Banorët e Nju Orlins, janë urdhëruar që të largohen sa më shpejt nga qyteti, teksa stuhia e përbindshme Gustav, i është afruara sërish Luizianës thuajse tre vjet mbas uraganit vdekjeprurës Katrina.

Mjaft qytetarë nuk pritën lajmërimin e autoriteteve për t'u larguar; thuajse 1 milion vetë u larguan nga Gjiri i Meksikës që dje me autobuza, trena, aeroplanë apo makinat e tyre.

Ndërsa në stacionin krysor të autobusëve në qytet, ata që nuk patën mundësi për t'u larguar vetë, kanë zbarkuar që në mëngjes, në pritje të autobuzave që do t'i çojnë në pjesën veriore të shtetit. Mjaft banorë thonë se faza e parë e evakuimeve është më e organizuar se sa në rastin e uraganit Katrina, ndonëse një plan për të realizuar një evakuim më të rregullt përmes mjeteve elektronike, nuk funksionoi . Zyrtarët thonë se informacionet për të evakuarit do të jepen kur ata të mbërrijnë në destinacionet e planifikuara.

Disa prej banorëve të Nju Orlins kanë mbërritur sot në mëngjes në Arkansas, ku Garda Kombëtare ka përgatitur për ta vende strehimi. Të paktën 15 mijë vetë gjetën strehë në Arkansas mbas uraganave Katrina dhe Rita.

Trafiku mbrëmë ishte i bllokuar në rrugën kombëtare që lidh Luizianën me Teksasin, i cili është përgatitur që të presë 45 mijë të evakuar.

Kryetari i Bashkisë Ray Nagin shpalli largimin e detyruar të shtunën në mbrëmje, por njerëzit tashmë kishin nisur të laroheshin me ç'të mundin nga qyteti. Oraret për largimin e detyruar ishin: nga ora 8 e mëngjesit të sotëm deri në orën 5 të mbasdites. Në një konferencë shtypi, kryetari i bashkisë tha se "Shërbimi Kombëtar meteorologjik ka njoftuar se kjo mund të jetë stuhia më e ashpër që ka goditur ndonjëherë . Nëse jeni të pabindur, dhe nuk e merrni seriozisht sa duhet, dhe vendosni të qëndroni, atëherë ky është një vendim krejtësisht i juaji" tha ai. Zoti Nagin e ka quajtur Gustavin, stuhinë e shekullit, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të New Orlinsit që të "zhduken sa më parë nga qyteti".

Në Nju Orlins ka mbërritur numri 2 i Gardës Kombëtare, dhe 1,400 oficerë policie patrullonin nëpër rrugë për të ndjekur mbarëvajtjen e evakuimeve.

Uragani Katrina i cili përfshiu qytetin e Nju Orlinsit tre vjet më parë shkaktoi 1,600 të vdekur dhe përmbyti thuajse 80 % të qytetit. //mm//

XS
SM
MD
LG