Lidhje

BE: Diskutime mbi konfliktin Rusi-Gjeorgji


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po përgatiten për një takim emergjent nesër për të diskutuar përgjigjen ndaj ndërhyrjes ushtarake ruse në Gjeorgji dhe njohjen e mundshme të dy republikave separatiste.

Të 27 anëtarët e bllokut pritet të dënojnë me forcë veprimet ruse dhe të ofrojnë ndihma ekonomike dhe mbështetje për Gjeorgjinë. Bashkimi Evropian pritet të mos ndërmarrë sanksione.

Në një koment të botuar sot në gazetën Sunday Observer, Kryeministri britanik Gordon Brown thotë se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë çdo aspekt të marrëdhënieve të tij me Rusinë.

Zoti Brown thotë se Rusia, e cila është furnizuesja më e madhe e Evropës me gaz dhe naftë, nuk duhet të lejohet të krijojë një monopol energjetik në Evropë.

Sot në Rusi, kryeministri Vladimir Putin tha se shpreson që vendet evropiane nuk do t'i kufizojnë marrëdhëniet e tyre me Moskën.

Gjatë një interviste për televizionin rus Vesti-24, zoti Putin tha se beson që veprimet ruse në Gjeorgji ishin në përputhje me ligjin ndërkombëtar. //mm//

XS
SM
MD
LG