Lidhje

Papa Benedikti nxit zgjidhjen e problemit të imigracionit të paligjshëm


Papa Benedikti u ka bërë thirrje politikanëve që të gjejnë një zgjidhje për problemin e imigracionit.

Theksimi i kësaj teme nga ana Papës bëhet pak ditë pas njoftimit se më tepër se 70 imigrantë afrikanë rezultojnë të humbur, pranë Maltës, në Mesdheun qendror.

Gjatë një paraqitjeje në rezidencën e tij verore pranë Romës, Papa tha sot se problemi "kërkon një përgjigje efektive politike".

Ai nxiti vendet evropane që të studiojnë dhe të zhvillojnë nisma që u përgjigjen në mënyrë më të shpejtë kërkesave të imigrantëve të paligjshëm.

Ai gjithashtu u bëri thirrje dhe imigrantëve që të jenë më të informuar "për rreziqet e mëdha", në të cilat ata përfshihen në përpjekje për të përmirësuar kushte e jetesës, dhe gjithashtu të zbatojnë detyrimet e tyre përballë ligjit.//mm//

XS
SM
MD
LG