Lidhje

Uragani Gustav ndryshon planet e kuvendit të partisë republikane


Uragani Gustav e detyroi kandidatin republikan për president Xhon Mekejn që të reduktojë programin e kuvendit të partisë së tij që po mbahet në St. Pol të Minesotës.

Zyrtarët republikanë thonë se programi i të hënës do të kufizohet vetëm tek takimet zyrtare. Senatori Mekejn tha se nuk mund të mbaheshin festime ndërsa amerikanët përballen me rrezikun e stuhisë.

Bashkëshortja e zotit Mekejn, Sindi dhe zonja e Parë Laura Bush pritet të flasin të hënën në kuvend. Ato do të flasin për masat që po merren për uraganin dhe do të kërkojnë ndihmë dhe kontribute financiare.

Presidenti Bush anulloi fjalimin e tij në kuvend. Zoti Mekejn dhe kandidatja për nënpresidente e zgjedhur prej tij, guvernatorja e Alaskës Sara Palin u takuan me organizatorët e ndihmave të emergjencës në shtetet e bregedetit të gjirit të dielën, ndërsa mijëra delegatë republikanë nga i gjithë vendi u mblodhën në Minesota. //bsa//

XS
SM
MD
LG