Lidhje

Bie fuqia e uraganit Gustav, por problemet vazhdojnë


Uragani Gustav po zbutet, megjithatë vazhdon të godasë zona të pjesës jugore të shtetit Luiziana me erëra me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Uragani goditi të hënën tokën amerikane me shpejtësi 110 kilometra në orë në jug-perëndimit të qytetit Nju Orlins. Në momentin që goditi tokën ishte stuhi e kategorisë së dytë, me erëra me shpejtësi 175 kilometra në orë, por më pas u zbut duke u cilësuar si uragan i kategorisë së parë.

Meteorologët thonë se Uragani Gustav mund të cilësohet si një stuhi tropikale nga dita e martë ndërkohë që përshkon Luizianën qendrore dhe drejtohet nga pjesa lindore e Teksasit.

Zyrtarët njoftojnë ndërprerje në masë të rrymës elektrike dhe përmbytje lokale në disa zona. Ndërkaq, autoritetet në Nju Orlins kanë shprehur bindjen se sistemi i pritave do t'i qëndrojë stuhisë.

Ndërkaq në komunën Plakemin në jug të qytetit Nju Orlins, zyrtarët thonë se ujërat e rrëmbyera dhe erërat e forta ka rrezik të shkaktojnë një përmbytje që do t'i kapërcejë pritat që mbrojnë zonat e banuara. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës të largohen sa më parë. //ad//
XS
SM
MD
LG