Lidhje

Uragani Gustav bie në kategorinë e dytë ndërkohë që i afrohet Nju Orlinsit


Meteorologët amerikanë thonë se uragani Gustav e ka humbur pak fuqinë ndërkohë që perimetri i tij i jashtëm ka filluar të rrahë bregdetin e Gjirit të Meksikës pranë qytetit Nju Orlins.

Qendra Kombëtare amerikane e Uraganeve thotë se Gustavi është tani uragan i kategorisë së dytë me erëra që arrijnë shpejtësinë deri në 175 kilometra në orë. Pritet që uragani të mbërrijë në tokë të hënën rreth mesditës, duke shkaktuar deri në një gjysëm metër shi në disa zona.

Ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë tornado në zonat qendrore të bregdetit të Gjirit, dhe që baticat të jenë deri në katër metra më të larta se zakonisht.

Autoritetet thonë se rreth dy milion njerëz, që përbëjnë rreth 95 përqind të banorëve në zonat e rrezikuara, janë larguar. Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, dhe fragmentet filmike televizive tregojnë se disa ndërtesa janë dëmtuar tashmë nga erërat.

Para tre vjetësh, uragani Katrina bëri që digat e Nju Orlinsit të mos ta përballonin dot fuqinë e përmbytjes duke përfshirë 80 përqind të qytetit. Zyrtarët paralajmërojnë se uragani Gustav mund të dëmtojë digat në bregdetin perëndimor të qytetit të cilat ende nuk janë përforcuar. //bsa//

XS
SM
MD
LG