Lidhje

Uragani Gustav godet Nju Orlinsin


Ujërat e uraganit Gustav po prekin disa nga digat e Nju Orlinsit, por zyrtarët thonë se barrierat e ngritura do të rezistojnë pavarësisht nga goditja e stuhisë.

Uragani nuk e goditi drejtpërdrejt Nju Orlinsin, duke prekur tokën rreth 110 kilometra në jugperëndim të qytetit. Gustavi mbërriti në breg si një uragan i kategorisë së dytë me erëra që arrijnë shpejtësinë deri në 175 kilometra në orë. Parashikohet që stuhia të vazhdojë për disa orë në Nju Orlins.

Erërat e uraganit pritet të dobësohen më pas ndërkohë që stuhia lëviz mbi tokë, duke shkaktuar deri në një gjysëm metër shi në disa zona.

Autoritetet thonë se rreth 95 përqind të banorëve në zonat e rrezikuara janë larguar, duke pasur parasysh shkatërrimin e shkaktuar nga uragani Katrina para tre vjetësh.

Katrina bëri që digat e Nju Orlinsit të mos ta përballonin dot fuqinë e përmbytjes e cila përfshiu 80 përqind të qytetit. //bsa//

XS
SM
MD
LG