Lidhje

BE e quan ndërhyrjen ruse në Gjeorgji të papranueshme


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian që u takuan në Bruksel, paralajmëruan se marrëdhëniet me Rusinë janë në udhëkryq si pasojë e ndërhyrjes së saj në Gjeorgji. Takimi u mbajt teksa protesta të mëdha kanë përfshirë vendin kaukazian kundër pranisë ushtarake ruse atje.

Një deklaratë e lëshuar në takimin urgjent të nivelit të lartë e quajti ndërhyrjen ruse në Gjeorgjinë fqinje si të papranueshme dhe dënoi me forcë njohjen e pavarësisë së dy rajoneve separatiste të Abkazisë dhe Osetisë Jugore nga ana e Rusisë.

Anëtarët e Bashkimit Evropian janë të ndarë përsa i përket qëndrimit që duhet mbajtur ndaj Rusisë. Britania ka bërë thirrje për një pezullim të bisedimeve Rusi-BE, ndërsa Franca dhe Gjermania kërkojnë që të vazhdojnë dialogun me Kremlinin. Italia gjithashtu është në favor të një qëndrimi më të butë ndaj Rusisë.

Rusia ka paralajmëruar se ajo do të kundërpërgjigjet ndaj çdo vendimi të BE-së që kërcënon interesat e saj, dhe i ka bërë thirrje Perëndimit që të ndërpresë mbështetjen ndaj udhëheqjes gjeorgjiane.

Ndërkohë në Gjeorgji, qindra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë anembanë ish republikës sovjetike për të protestuar kundër pranisë ushtarake Ruse në vendin e tyre. //bsa//

XS
SM
MD
LG