Lidhje

Google nxjerr mjet të ri kërkimi


Gjigandi i kërkimeve dhe reklamimeve në Internet, kompania Google po nxjerr motorin e saj të kërkimit sot, në një sfidë të fundit që i bën kryesuesit të tregut, programit Internet Explorer të Mikrosoftit.

Google tha se motori i kërkimeve Chrome do të jetë i mundur në 100 vende për përdorim në kompjuterat që përdorin sistemin Windows të operimit. Google po punon ende për versionet e kompjuterave Macintosh të kompanisë Apple dhe sistemin Linux.

Krijuesit e motorit Chrome thanë se i kanë rikrijuar bazat e këtij programi duke marrë parasysh se shumë nga aktivitetet në Web nuk përfshijnë vetëm faqet elektronike tanimë, por edhe aplikime, përfshi vendosjen e vidiove, çeting dhe lojra interaktive.

Zyrtarët e Google thanë se Chrome do të jetë i mundur të ngarkohet pa pagesë. Ata thanë se ai do të jetë më i shpejtë, më i qëndrueshëm dhe më i sigurt sesa motorët e tjerë të kërkimit.

Deri tani, konkurrenti i vetëm i Internet Explorer të Mikrosoftit ka qënë Firefox, që ka 10 deri 20 përqind të tregut. Google ka lidhje të ngushta me kompaninë Mozilla Foundation që krijoi Firefox-in.

XS
SM
MD
LG