Lidhje

Udhëheqësit e Qipros do të bisedojnë për të ardhmen e ishullit


Presidenti i Qipros Dimitris Kristofias dhe udhëheqësi i qipriotëve turq, Ali Talat fillojnë nesër bisedimet për të zgjidhur çështjen e ishullit të ndarë mesdhetar.

Të dyja palët thanë se janë të vendosura për t’i dhënë fund ndarjes, që filloi në vitin 1974, kur trupat turke ndërhynë në përgjigje të një grushti ushtarak të mbështetur nga Athina, që synonte bashkimin e Qipros me Greqinë.

I dërguari i OKB-së Aleksander Dauner do të marrë pjesë në takimin e nesërm, që pritet të jetë kryesisht ceremonial, me negociatat që do të vazhdojnë javën e ardhshme. Zoti Dauner, ka thënë se bisedimet përfaqësojnë shpresën më të mirë për një zgjidhje bashkëkohore.

Përpjekjet e mëparëshme për ribashkim kanë dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ndarjen e pushtetit dhe situatës së qipriotërve grekë të shpërngulur nga pushtimi turk.//lk

XS
SM
MD
LG