Lidhje

Putin: Rusia do t'i përgjigjet shtimit të pranisë ushtarake të Natos


Kryeministri rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do t’i përgjigjet rritjes së pranisë të forcave detare të NATOs në Detin e Zi.

Zoti Putin u tha gazetarëve gjatë një vizite të zhvilluar sot në Uzbekistan se Rusia do të përgjigjet me qetësi dhe siç tha ai “jo në mënyrë histerike”.

Zoti Putin nuk dha më shumë detaje në lidhje me paralajmërimet. Por i pyetur nga agjensia ruse Interfax se cilat do të ishin këto masa, ai u tha gazetarëve se kjo do të shihet.

Në njoftimin e Interfaxit thuhej se kryeministri Putin po kështu vuri në pyetje përse ndihma amerikane po i dërgohej Gjeorgjisë nëpërmjet anijeve ushtarake amerikane.

Presidenti amerikan George Bush muajin e kaluar urdhëroi dërgesa ajrore dhe detare me ndihma për Gjeorgjinë pasi trupat ruse kishin hyrë fuqishëm në tokën gjeorgjiane.

XS
SM
MD
LG