Lidhje

Nënpresidenti amerikan Dik Çeni viziton Azerbaixhanin


Nënpresidenti amerikan Dik Çeni tha se Shtetet e Bashkuara kanë interesa të mëdha dhe të qëndrueshme tek siguria e rajonit të Kaukazeve.

Duke folur pas bisedimeve në Baku me Presidentin e Azerbaixhanit Ilham Alijev, zoti Çeni theksoi rëndësinë e respektimit të parimit të tërësisë territoriale, i cili, tha ai, është rrezikuar nga ndërhyrja e fundit e Rusisë në Gjeorgji. Zoti Alijev ra dakord me pikëpamjet e nënpresidentit.

Zoti Çeni ndodhej në Azerbaijan në kuadër të një turneu rajonal për të shprehur mbështetjen për ish-republikat sovjetike pas luftimeve në Gjeorgji. Gjatë këtijn turneu nënpresidenti do të vizitojë edhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Ai i bëri komentet ndërsa Shtetet e Bashkuara bëhen gati të njoftojnë akordimin e një pakete ndihmash ekonomike prej 1 miliard dollarësh për rindërtimin e Gjeorgjisë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë.

Në Moskë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse i quajti të padobishme thirrjet amerikane për konsolidimin e ushtrisë së Gjeorgjisë.

Po sot, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Rusisë të respektojë angazhimin për tërheqjen e forcave të saj ushtarake nga Gjeorgjia. (ze)

XS
SM
MD
LG