Lidhje

Spanja do të ndërpresë rekrutimin e punëtorëve të huaj për vendet bosh të punës


Qeveria e Spanjës bëri të ditur se do të ndërpresë rekrutimin e punëtorëve të huaj për të plotësimin e vendeve bosh të punës.

Ministri i Punës i Spanjës, Kalestino Korbaço tha dje në mbrëmje se qeveria vitin e ardhshëm do të ndërpresë dhënien e vizave për punëtorët e huaj.

Një ngadalësim i papritur i ekonomisë spanjolle ka shkaktuar rritjen e papunësisë së vendit.

Zoti Korbaço tha se nuk ka arsye të vazhdohet rekrutimi i njerëzve nga vende të tjera kur në Spanjë 2.5 milionë spanjollë janë të papunë.

Gjatë dekadës së kaluar, në Spanjë janë punësuar imigrantë të paguar pak nga Amerika Latine, Maroku, Azia, Evropa Lindore dhe Afrika. Qeveria bëri të ditur se gjatë vitit 2007 ka marrë nga vendet e tjera të paktën 180 mijë punëtorë. (ze)

XS
SM
MD
LG