Lidhje

Hidhet poshtë kërkesa e Baton Haxhiut për përmbysjen e vendimit ndaj tij


Gjykatësit e Hagës hodhën poshtë apelin e gazetarit nga Kosova Baton Haxhiu i cili kishte kërkuar që të përmbysej vendimit për dënimin e tij për mosrespektim të gjykatës.

Gjyqtarët e apelit arritën sot në përfundimin se gazetari Haxhiu e bëri kërkesën për apel shumë vonë për t'u shqyrtuar. Zoti Haxhiu kishte 15 ditë afat të apelonte dënimin por i dorëzoi dokumentat 11 ditë me vonesë.

Zoti Haxhiu u dënua dhe iu vu gjoba me 10 mijë dollarë në korrik për nxjerrjen me dijeni të informacioneve konfidenciale lidhur me një dëshmitar të mbrojtur në gjykimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Gazetari publikoi identitetin e dëshmitarit në gazetën e tij megjithë urdhërin e gjykatës që e ndalonte një veprim të tillë. //kk//

XS
SM
MD
LG