Lidhje

Xanier kërkon një rol më të madh të OSBE-së në Kosovë


Kreu i misionit të OKB-së në Kosovë i bëri thirrje OSBE-së, të luajë një rol më aktiv në Republikën e Kosovës.

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanieri tha se Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evopë ka një avantazh në Kosovë për shkak të përqasjes së saj neutrale, bazuar tek të drejtat dhe rrjetit të zyrave rajonale.

Duke folur sot gjatë një takimi të OSBE-së në Vjenë, zoti Xanier tha se një bashkëveprim më i fuqishëm me misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë, është i nevojshëm për të mbrojtur komunitetet pakicë dhe për të ndihmuar në kthimin e personave të zhvendosur.

Zoti Xanier është ankuar se autoriteti ligjor i administratës së tij në Kosovë është “zhdukur”, që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt dhe miratoi kushtetutën në qershor.

Administrata e OKB-së ka në plan t’ia transferojë kompentencat në sektorë të tillë si policia, drejtësia dhe doganat, tek misioni i Bashkimit Evropian. //rd//

XS
SM
MD
LG