Lidhje

OKB i bën thirrje vendeve të BE-së të bashkëpunojnë për çështjen e energjisë


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore po i bën thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të punojnë së bashku kur të negociojnë me vendet furnizuese me energji si Rusia.

Agjencia paralajmëroi sot vendet e BE-së se prirja e tyre për të lidhur marrëveshje veças me furnizuesit e energjisë dobëson fuqinë e tyre kolektive negociuese.

Agjencia i bëri gjithashtu thirrje vendeve të BE-së të shtojnë burimet alternative dhe të gjejnë furnizues të tjerë energjie.

Vendet e BE-së blejnë rreth 30 përqind të naftës dhe gazit natyror nga Rusia. Veprimet e fundit ushtarake të Rusisë në Gjeorgji kanë tendosur marrëdhëniet mes anëtarëve të BE-së dhe Moskës.

Bashkimi Evropian pezulloi bisedimet e planifikuara të partneritetit me Rusinë për shkak të veprimeve ushtarake. Në përgjigje, Rusia paralajmëroi se do të hakmerrej ndaj çdo veprimi të BE-së që kërcënonte interesat e saj. (ze)

XS
SM
MD
LG