Lidhje

SHBA heqin përkohësisht disa nga sanksionet ndaj Bjellorusisë


Shtetet e Bashkuara kanë hequr përkohësisht disa nga sanksionet ekonomike ndaj Bjellorusisë.

Ambasada amerikane në Minsk njoftoi sot se bizneset amerikane nuk do të lejohen të kenë marrëdhënie me dy filiale të kompanisë shtetërore të naftës Belne-ftekim. Ndaj kësaj kompanie bjelloruse vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi edhe sanksione të tjera.

Departamenti i Shtetit e diskutoi fillimisht mundësinë e përmirësimit të marrëdhëniet me Bjellorusinë, pas lirimit muajin e kaluar të 3 udhëheqësve të lëvizjes demokratike, që mendohet se janë të fundit figura të larta ndër të burgosurit politikë në këtë vend.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë gjithashtu se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përmirësohen ndjeshëm, në varësi të akteve të ndërmerr Bjellorusia gjatë këtyre javëve.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perëndimore vendosën sanksione kundër Bjellorusisë në përgjigje të burgosjes së kundërshtarëve të qeverisë, manipulimit të zgjedhjeve dhe kufizimeve mbi lirinë e shtypit.//lk
XS
SM
MD
LG