Lidhje

BE shqyrton përgjigjen ndaj ndërhyrjes ushtarake ruse në Gjeorgji


Bashkimi Evropian thotë se është "praktikisht gati" për të dërguar vëzhgues civilë në Gjerogji që t'u bëjnë thirrje trupave ruse të tërhiqen nga teritoret e kontestuara.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, u tha gazetarëve në qytetin francez Avinjon, se hollësitë e misionit do të përfundohen pas të hënës. Ai iu referua një vizite që do të bëjë javën e ardhëshme në Moskë Presidenti francez, Nikola Sarkozi, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Zoti Solana ndodhet në Avinjon me ministrat e Jashtëm të vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, të cilët po shqyrtojnë përgjigjen për ndërhyrjen ushtarake ruse në Gjeorgji.

Zyrtarët po bëjnë thirrje për një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar se cili prej dy vendeve e filloi konfliktin.

Forcat ruse hynë në Gjerogji muajin e kaluar pasi ushtria gjeorgjiane u përpoq të rimerrte nën kontroll rajonin separatist të Osetisë së Jugut. //iç//

XS
SM
MD
LG