Lidhje

Festivali i Venecias: Priten me interes filmat amerikanë


Në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias kinemaja amerikane është paraqitur me disa filma. Nj prej tyre është ”Rachel getting married”, ku aktorja e re Ani Hethëuei, me rolin e saj është një prej kandidaturave për çmimin "Luani i Artë". Me interes janë pritur dhe prodhimet evropiane dhe bashkëpunimet mes shtëpive të ndryshme kinematografike në këtë festival:

Regjizori kiliano italian Marko Bekis, ka paraqitur filmin e tij”Birdwatchers” në festivalin e filmit në Venecia. Publiku është befasuar kur ka parë se regjisori nuk ka pasur aktorë të vërtetë në rolet kryesore, por ai ka vendosur indigjenë dhe aktorë evropianë në rolet e dyta. Filmi ngre problemin e njerëzve indigjenë të quajtur "Gurani Kaiowa", një popullatë e cila jeton në "Mato Grosso do Sul" të Brazilit, ku njerëzit po mbijetojnë, duke u përballur me papunësinë dhe me humbjen e pronësisë mbi tokën e tyre.

Regjisori Bekis tha se fisi nuk e kishte idenë se çfarë ishte një film, por gjithsesi ata u përfshinë në këtë projekt.

Filmi tregon historinë e një fisi të udhëhequr nga Nereu, interpretuar nga Ambrosio Vihalva, i cili sëbashku me familjen e tij vendoset në një fermë braziliane në përpjekje për të vendsur paqe në një vend të populluar dikur nga paraardhësit e tij.

Një nga aktorët kryesorë të fimit, Ambrosio Vihalva, i cili është anëtar i fisit indigjen, thotë se është e rëndësishme që ky film, po shfaqet në ekranin ndërkombëtar.

“Unë mendoj se duhet të kemi aleatë në gjithë botën. Bota është e madhe, por është dhe e vogël, nëse kemi mbështetës dhe aleatëanembanë saj. Njerëzit mund të na ndihmojnë që të rimarrim tokën tonë”, – tha ai përpara gazetarëve.

xxx

Përveç Sharliz Theron dhe Natali Portman, ishte dhe 25 vjeçarja Ani Hethëuei, që solli shkëlqimnë tapetin e kuq të Venecias.

Ajo mbërriti me varkë, së bashku me regjisorin e filmit Xhonathan Demi, për të paraqitur filmin e saj të fundit ”Rachel getting married”.

Në këtë film ajo interpreton Kim, një grua problematike e cila shkatërron ceremoninë e martesës së motrës së saj Rachel, teksa gjithë familja e saj i shte mbledhur me këtë rast.

Në konferencën për shtyp, Hethëuei tha se: “Unë nuk kam interpretuar asnjëherë një rrol të tillë më parë. Teknikisht unë e kisha të qartë këtë karakter, ajo është një vajzë që përball me vështirësi një jetë të ndershme, sepse ajë është e ndershme dhe e drejtë në çdo moment të jetës së saj.” Ani Hethëuei, është konkurrente për akrtoren më të mirë të festivalit të Venecias.

xxx

Filmi “Nuit de Chein”, një bashkëprodhim franko, gjermano-portugez, është një tjetër konkurrent në Festivalin e 65-të të filmit në Venecia. Ky film është një përshtatje e një romani të Huan Karlos Oneti, historia e të cilit shtjellohet brenda një nate. Aktori Paskal Gregori interpreton një kolonel me profesion doktor, i cili kërkon të dashurën e tij që ka humbur.

“Është historia e një njeriu, i cili vjen në një qytet që është përfshirë nga lufta, dhe ai do të lerë qytetin, por nuk mundet pa gruan që do. Ai duhet të largohet nga ky kaos, me anijen e fundit që le brigjet e qytetit, por gruaja e tij, të cilën e dashuron, është zhdukur”.

Ky është subjekti i filmit rrëfyer nga aktori kryesor i tij. Ky film është një tjetër konkurrent mes 21 filmave pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias.//lk


XS
SM
MD
LG