Lidhje

Ligjvënësit pakistanezë votojnë për presidentin e ardhëshëm


Ligjvënësit pakistanezë po zgjedhin presidentin e vendit, post që pritet të fitohet nga bashkëshorti i ish-kryeministres Benazir Buto.

Zoti Asif Ali Zardari është më i preferuari mes tre kandidatëve për postin presidencial. Presidenti do të zgjidhet nga një kolegj zgjedhor që përbëhet nga anëtarë të të dy dhomave të parlamentit dhe 4 asambleve provinciale.

Anëtarë të Partisë së Popullit të Pakistanit thanë se udhëheqësi i tyre, Asif Ali Zardari, do të sigurojë të paktën 400 prej 700 votave në kolegjin zgjedhor. Partia e Popullit e Pakistanit u bë partia më e madhe në parlament pasi fitoi zgjedhjet e shkurtit atje.

Kandidati i dytë për president është zoti Saiduzaman Sidiki, ish gjykatës i emëruar nga ish kryeministri Navaz Sharif.

Kandidati i tretë është edhe Mushahid Hussain, mbështetës i ish presidentit Pervez i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar për të shmangur largimin nga detyra.

Nëse zgjidhet president, zoti Zardari do të përballet me një numër sfidash, përfshirë edhe shtimin e dhunës së militantëve dhe një ekonomi me probleme. //iç//

XS
SM
MD
LG