Lidhje

Studentët në “Udhëtimin për të Ardhmen” në Arktik

  • Tristan Midler

Një grup studentësh nga e gjithë bota pati mundësinë të mësojë më tepër rreth ngrohjes globale dhe efektet e saj në Arktik duke qene vetë të pranishëm. Kohët e fundit, ata zhvilluan një udhëtim 10 ditor me anije në Arktik të quajtur “Udhëtim për të Ardhmen” të sponsorizuar nga Fondi Botëror për Natyrën.

Ky ishte ndoshta udhëtimi fantastik në terren; 18 studentë nga e gjithë bota bënë një udhëtim jo të zakonshëm në Arktik, të sponsorizuar nga Fondi Botëror për Natyrën.

“U nisën nga Oslo, pastaj hipëm në anije në Svalbard të Norvegjisë, një arkipelag i Norvegjisë në paralelin 78, shumë larg nga Arktiku. Udhëtuam për 10 ditë me anije dhe vizituam një stacion kërkimor polak, disa grupe të tjera kërkimore, kaluam akullnaja, pamë akull në det, arinj polarë.”

Fondi Botëror i dërgoi studentët në këtë “Udhëtim për të Ardhmen” për të mësuar më shumë rreth ndryshimeve klimatike. Duke parë me sytë e tyre ndryshimet në Arktik, Fondi Botëror shpreson që studentët do ta përdorin përvojën e tyre në përpjekje për të bindur udhëheqësit politikë se duhet të veprojnë me shpejtësi për të luftuar rrezikun e ndryshimeve të klimës. Si një student për ambjentin në Kolegjin e Midëlburit në shtetin e Vermontit, Ben Uesëll, kishte filluar të merrej me këtë problem kohë më parë.

“Kjo është diçka që do të përcaktojë mendimin tonë politik, shoqëror, kulturor e ekonomik. Unë kam marrë përsipër edukimin rreth këtij problemi të të rinjve, veçanërisht në shkollën 8-vjeçare dhe të mesme, por gjithashtu të studentëve sa i përhapur është ai dhe si do të ndikojë tek ne gjatë gjithë jetës.”

Megjithë çështjet e vështira të këtij udhëtimi, pa përmendur këtu temperaturat tepër të ulëta, Beni thotë se udhëtimi ishte një përvojë shumë argëtuese.

“Ne u lidhëm me njeri tjetrin, rreth 50 veta në anije. U njohëm me njeri tjetrin, nga ekujpazhi rus, tek studentët japonezë, që qëndruan me ne. Gjëra më pozitive është se ne mësuam shumë dhe tani kemi detyrën që të përpiqemi të bindim politikanët, drejtuesit e bizneseve dhe udhëheqësit e ndryshëm të shoqërisë që të veprojmë menjëherë për parandalimin e problemit të ngrohjes globale dhe të mos presim për 10 apo 20 vjet. Nuk kemi kohë të presim”.

Gjatë udhëtimit të tyre, studentët hynë në ujin e oqeanit Arktik.

“Ndërkohë që u futëm në ujë, pamë copa akulli dhe kuptuam se temperatura ishte ndoshta 1 ose 2 gradë më e lartë. Sapo del jashtë pothuajse nuk i ndjen këmbët nga gjunjët e poshtë dhe është e vështirë të veshësh çorapet. Por ne u ngrohëm pak a shumë shpejt.”

“Qëndruam në ujë më pak se 10 sekonda dhe për mua ishte mjaft”.

Studentët dhe ekipi i Fondit Botëror kaluan 12 ditë në arktik në një anije ruse që ishte përdorur për kërkime. Beni thotë se ishte i magjepsur nga relievi i pafundë dhe i izoluar që kishte përballë ndërkohë që ishin duke udhëtuar përmes zonave të shkreta me akull.

“Menduam, sa e habitshme, sa të vegjël jemi, por roli ynë është tepër i madh. Ky planet është duke u shkatëruar me shpejtësi dhe ne duhet të ndërhymë për ta ndaluar këtë.”

Për Benin, e gjithë kjo përvojë ishte e mrekullueshme. Ai e quan ndryshimin e klimës problemin më të rëndësishëm të brezit të tij. Beni dhe 17 studentë të tjerë në anije shkruajtën në internet rreth udhëtimit të tyre. //bsa//

XS
SM
MD
LG