Lidhje

Nikoliç jep dorëheqjen nga postet udhëheqëse të partisë radikale


Politikani nacionalist serb Tomisllav Nikoliç dha dorëheqjen nga postet udhëheqëse të partisë pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me marrëdhëniet që do të ketë vendi me Bashkimin Evropian.

Partia Radikale Serbe njoftoi të shtunën se zëvendës kryetari i partisë, Tomislav Nikoliç, do të largohej nga posti.

Njoftimet lokale thonë se zoti Nikoliç mbështeste ratifikimin e një marrëveshjeje të nënshkruar me Brukselin e cila është parë si paraprirëse e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Por zyrtarë të tjerë të partisë, duke përfshirë kryetarin e partisë Vojisllav Sheshel, e kundërshtonin të ashtëquajturën Marrëveshje e Stabilizim-Asocimit.

Zoti Nikoliç mori përsipër udhëheqjen e Partisë Radikale në vitin 2003, pasi Shesheli doli në gjyq në gjykatën e OKB-së për krime lufte në Hagë.

Ai kandidoi edhe për postin e presidentit duke humbur me një diferencë të ngushtë ndaj Boris Tadiçit. //bsa//

XS
SM
MD
LG