Lidhje

Rruga Beal në Memfis, mban të gjallë muzikën bluz në Amerikë


Rruga Beale në Memfis, të shtetit Tenësi, është e njohur si shtëpia e bluzit, një stil muzikor i cili e ka zanafillën tek muzika e afrikano-amerikanëve që këndonin ndërsa punonin në fusha. Për më shumë se gjysëm shekulli, muzikantët kanë interpretuar muzikë bluz në këtë rrugë të famshme. Rruga Beale u kthye në një lagje afrikano-amerikanësh me klube muzikore, dyqane dhe restorante deri në vitin 1960 kur ai humbi gjallërinë dhe njerëzit u larguan prej tij. Por në vitin 1980, një pjesë e rrugës u rinovua dhe bizneset u rikthyen. Më shumë se 4 milionë njerëz vijnë në rrugën Beale çdo vit për të dëgjuar disa nga muzikantët më të mire të muzikës bluz në botë.

Çdo mbrëmje ka festë në rrugën Beale të Memfisit. Muzikë, vallëzim dhe ndonjëherë edhe të papritura.

Një herë në javë gjatë verës, rrugët kthehen në “rrugë për motoçikletat” ku qindra motoçiklistë mblidhen së bashku dhe ekspozojnë motorat e tyre. Len Lovins, iu desh rreth një orë për të shkuar në rrugën Beale nga shteti fqinj i Misisipit.

“Mbas gruas sime, motorri është gjëja që dua më shumë” - thotë ai

Gjithashtu ai do dhe muzikën bluz. Disa muzikantë interpretojnë në rrugë për para. Të tjerët paguhen që të interpretojnë nëpër klube. Elmo dhe Shades interpretojnë në klubin Rum Boogie. Si shumë kitarristë, Elmo Thomas, udhëheqësi i grupit, ka mësuar vetë se si të luajë në instrument.

“Është muzika që më ka përfshirë mua. Që kur isha fare, fare i ri. Është ritmi i basit që godet në shpirtin tim”. - thotë ai

Për më shumë se 50 vjet, muzikantët e rrugës Beal kanë luajtur atë muzikë që më pas u bë e njohur si bluzi i Memfisit. Stili muzikor u krijua nga afrikano-amerikanët e jugut, që erdhën në Memfis të interpretonin muzikë. Shumë prej tyre ishin nga grykëderdhja e lumit Misisipi. B.B.King, i njohur dhe si Mbreti i Bluzit, është muzikanti më i famshëm i rrugës Beale. Në moshën 82 vjeçare, ai ende interpreton duke mbledhur adhurues nga e gjithë bota.

Por ishte kompozitoiri i hershëm i bluzit W.C.Handy i cili e bëri të pavdekshëm këtë rrugë.

Ai jetonte në rrugë dhe në vitin 1912 shkroi ”Beale Street Blues”. Ai ishte kompozitori i parë që përdori fjalën “Blues” për të përshkruar këtë lloj muzike, që do të thotë muzikë e momenteve të vështira dhe jo të lumtura të një jete. Shtëpia e Handit tani është muzeum. Elaine Turner shoqëron vizitorët që shohin shtëpinë.

“ W.C.Handy nisi të shkruante muzikë e cila shprehte përvojnë e afrikano amerikanëve në jug. Ai kishte dëgjuar njerëzit që punon tek lumi që këndonin këngë pune dhe këndonin rreth gjykimeve për ta. Handy vendosi që ai t’i shkruante këngët , ose t’i dokumentonte ato”.- thotë zonja Turner

Zonja Turner u rrit në Memfis. Në rrugën Beale, thotë ajo, sot shkon një popullatë e përzier. Por nuk ka qënë përherë kështu.

“Për shkak të izolimit, kishte vetëm vende të veçanta ku komuniteti afrikano-amerikan ishte i mirëpritur dhe Beale ishte një rrugë e tillë”. - thotë ajo
Rruga ishte qendra e një komuniteti të zhurmshëm afrikano-amerikan. Por rrugët nisën të boshatisen në 1960 dhe thuajse ai u shndërrua në qytet fantazëm. Jeta u rikthye në të në vitin 1980 mbas një ripërtëritje të madhe. Sot, njerëzit vijnë të dëgjojnë grupe bluz, si psh Buth Mudbone dhe Wolfpack. Grupi bënte pak para duke interpretuar në rrugë. Por pjestarët e tij ishin të aftë që të jetonin duke luajtur muzikë nëpër klube dhe duke prodhuar CD. Kitarri basist Victor Charles thotë se të interpretosh muzikën bluzz, i jep atij lirinë për të qenë krijues.

“Në se ndjehesh në një mënyrë të veçantë për atë që po interpreton, askush nuk të kritikon sepse dikush në publik e ndjen gjithashtu çfarë je duke luajtur. Është ndjesia që të jepmëngjesi i së dieles në kishë. Kur prifti bëhet gati të flasë, dikush mund t’a dijë tashmë predikimin e tij. Bluzi është e njëjta gjë” . - thotë Viktori

Grupi The Daddy Mak Bluzz është një grup i rregullt në qendrën për folklorin Jugor, e cila dokumenton kulturën dhe muzikën e rajonit. Mak Orr ka shpenzuar vite duke marrë pjesë rregullisht në klubet e rrugës Beale. Ai e kishte pikësynim të interpretonte bluz, dhe në moshën 45 vjeçare, mësoi vetë që të luante në kitarrë. Orr thotë se pak njerëz bëhen të pasur duke luajtur bluz. Dyqani i tij i riparimit të makinave e ndihmon atë që të paguajë futurat. Ai thotë se ai gjithmonë mëson diçka të re rreth bluzit.

“ Nuk e di nëse mund të mësosh gjithçka prej tij .Gjithmonë gjen diçka të re në muzikën bluz”. - thotë ai //mm//

XS
SM
MD
LG