Lidhje

Ushtria amerikane do të hetojë vrasjen e civilëve në Afganistan


Një komandant i lartë amerikan në Afganistan tha se ushtria do të hetojë përsëri një operacion të muajit të kaluar, për të cilin afganasit thonë se shkaktoi dhjetra të vrarë civilë.

Gjenerali David Mekirnan tha se kanë dalë informacione të reja për sulmin e përbashkët amerikano-afgan në provincën e Heratit.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të mbrojtjes tha se gjenerali do të hetojë gjithashtu se si ushtria amerikane arriti në përfundimin fillestar se mes 5 dhe 7 civilëve u vranë nga sulmi i 22 gushtit.

Gazetat perendimore shkruajnë se provat përfshijnë vidio nga telefona celularë pas sulmit që tregojnë dhjetra trupa, pëfshirë edhe fëmijë.

Në njoftime të tjera, organizata Human Rights Watch publikoi sot një raport ku thotë se vdekjet e civilëve në Afganistan nga sulmet ajrore amerikane dhe të Natos janë trefishuar nga viti 2006 në 2007-tën.

Në raport thuhet se 116 civilë u vranë nga sulme të tilla në vitin 2006 dhe kjo shifër u rrit me të paktën 321 në vitin 2007. //bsa//

XS
SM
MD
LG