Lidhje

OSBE: Gjendja në Kosovë ka mbetur e qëndrueshme


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vlerëson se pavarësisht ndryshimeve të mëdha politike në gjysmën e parë të vitit 2008, gjendja politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë ka mbetur jashtëzakonisht e qëndrueshme.

Në një raport, për të drejtat e njeriut, marrëdhëniet etnike dhe demokracinë në Kosovë, të publikuar të hënën në Prishtinë, thuhet se vendi ka shënuar përparim në zhvillimin e institucioneve demokratike, megjithatë, gjyqësori vlerësohet të mbetet më i dobëti ndër institucionet publike.

Nga problemet më të mprehta dhe serioze që përmenden në raport janë ngecjet e vazhdueshme në integrimin e komunitetit serb në institucione. Ndërsa në pjesën veriore, sipas raportit, ndarja është thelluar me zgjerimin e institucioneve administrative paralele në fushën politike.

Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë, Tim Guldiman, ka tërhequr vërejtjen se me gjithë të arriturat, Kosova nuk është ende shoqëri shumë etnike.

Raporti, i cili përfshinë periudhën e verës 2007 deri në vetën e vitit 2008, veçon vetëm dy ngjarje dhune me motive politike në Kosovë, atë të 19 shkurtit, kur u dogjën dy pika doganore në kufirin Kosovë – Serbi, si dhe ngjarjen e dhunshme të 17 marsit kur autoritetet ndërkombëtare të sigurisë rimorën kontrollin e ndërtesës së gjykatës në Mitrovicë. //kk//

XS
SM
MD
LG