Lidhje

Rusia thotë se trupat e saj do të mbeten në rajonet gjeorgjiane


Ministri i jashtëm rus tha të martën se trupat ruse do të jenë të pranishme në rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë në Gjeorgji, për një kohë të gjatë.

Sergei Lavrov tha se forcat ruse janë të nevojshme për të mos lejuar Gjeorgjinë që të përpiqet të rivendosë kontrollin në dy rajonet.

Të hënën Rusia dhe Gjeorgjia ranë dakord që të gjitha trupat ruse të tërhiqen nga zonat e sigurisë jashtë rajoneve separatiste deri më 15 tetor.

Presidenti rus Dmitri Medvedev mori një garanci me shkrim që Gjeorgjia nuk do ta përdorë më forcën në Osetinë Jugore dhe Abkazi.

Presidenti gjeorgjian Mikail Saakashvili tha se çdo marrëveshje duhet të respektojë tërësinë territoriale të Gjeorgjisë.

Presidenti francez Nikola Sarkozi ndërmjetësoi një marrëveshje mes Moskës dhe Tbilisit. Ai hartoi gjithashtu armëpushimin e muajit të kaluar mes dy vendeve.//kk//

XS
SM
MD
LG