Lidhje

Një teknikë e re për  zbulimin e kancerit të gjirit




Teknikë e re për zbulimin e kancerit në gji

Mjekët në Klinikën Mayo të Klevelandit thonë se po eksperimentojnë një teknikë të re për zbulimin e tumoreve të vegjël të kancerit të gjirit. Kjo teknikë, thonë ata është shumë e thjeshtë, mjafton një injeksion me një lloj lënde radioaktive. Por kjo krijon shqetësime, prandaj edhe metoda e re ndodhet në fazat eksperimentale dhe ende nuk lejohet për përdorim në klinika e spitale.

Studimi i kryer në klinikën Mayo në Kleveland tregon se një pajisje e re për diagnostikimin e kancerit të gjirit është tre here më e mire sesa mamografia në zbulimin e tumoreve kancerozë.

Mamografia është një mënyrë standarte për zbulimin e kancerit të gjirit veçanërisht tek grate mbi 40 vjeç. Në se kanceri zbulohet kur tumori është i vogël, shanset për kurë janë 90 përqind. Por tek disa gra me inde të dëndura në gjoks tumoret e vegjël nuk mund të zbulohen lehtë me mamografi. Për këtë arsye, shkencëtarët pranë Klinikës Mayo provuan një teknikë të re atë të skanimit molekular.

Fillimisht ata injektuan në gjakun e pacientes një solucion radioaktiv i cili ngjitet pas qelizave kanceroze. Duke i fotografuar këto pamje mjekët mund të dallojnë lehtë tumoret e vegjël. Në studim u përfshinë 900 gra me inde të dendura në gjoks dhe shkencëtarët zbuluan tek ato tre here më shumë tumore nëpërmjet skanimin molekular. Metoda e re ende nuk përdoret nëpër klinika e spitale, pasi shkencëtarët po përpiqen të pakësojnë sasinë e lëndës radioaktive që përdoret për këtë teknikë.


Ndikimi i medias tek duhani

Kur aktorë të njohur ndezin cigare në skenë a film, fëmijët e të rinjtë janë të parët që ndjekin këtë shembull. Këshu thuhet në një raport të Institutit kombëtar mbi sëmundjet e kancerit. Kohët e fundit, disa shkencëtarë morrën në shqyrtim e analizuan një numër të madh raportesh e studimesh kërkimore mbi lidhjet midis medias dhe pirjes së duhanin nga të rinjtë. Ata arritën në përfundimin se filmat i nxisin të rinjtë të pijnë duhan. Gjithashtu në raport thuhet se firmat e prodhimit të cigareve po përdorin gjithnjë e më shumë forma të tjera përfshi internetin, për të tërhequr klientë të rinj.

Ekzistojnë shumë arsye përse fëmijët fillojnë duhanin; Ata kopjojnë prindërit, të afërmit apo shokët e tyre. Por në studimin e kryer nga instituti kombëtar amerikan i Kancerit, thuhet se në këtë rast edhe filmat kanë faj.

Reth 35 përqind e filmave më të mire bashkëkohorë përmbajnë skena ku aktorët pijnë cigare dhe fëmijët që shohin këto filma në të shumtën e rasteve bëhen konsumatorë të duhanit, thuhet në raport.

Përdorimi i cigares është i dukshëm edhe në media të tjera popullore. Rreth 20 përqind e shfaqejeve televizive dhe 25 përqind e videove muzikore tregojnë njerëz që pijnë duhan.

Filmat për njerëz të moshës mbi 13 vjeç përmbajnë më shumë skena ku aktorët pijnë duhan, prandaj, thuhet në studim, shmangja e fëmijëve nga këto filma mund të ndihmojë në uljen e shakllës së përdorimit të duhanit mes kësaj grupmoshe. Por ekspertët thonë se ndalimi i paraqitjes së skenave ku pihet duhan nga të gjitha filamt, do të ndikonte shumë në ulje e numrit të konsumatorëve të cigareve. Edhe mediat e tjera, si televizioni e gazetat, gjithashtu mund të luajnë një rol pozitiv në këtë drejtim, duke përhapur sa më gjerë mesazhe kundër duhanit.

XS
SM
MD
LG