Lidhje

7-vjetori i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara


Dita e sotme shënon përvjetorin e shtatë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

Ceremoni në nder të viktimave do të zhvillohen në të gjithë vendin. Gati 3000 vetë humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër avionë linje mbi kullat binjake në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë të Nju Jorkut, mbi ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe në një fushë në Pensilvani.

Një minutë heshtje në orën 08:46 të mëngjesit do të kujtojë momentin kur avioni i parë goditi njërën nga kullat.

Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të mbajë një fjalim sot paradite në përurimin e një memoriali për nder të 184 vetëve që humbën jetën në Pentagon.

Kandidatët për president Xhon Mekejn dhe Barak Obama do të marrin gjithashtu pjesë në disa ceremoni.

Zoti Obama do të marrë pjesë në një ceremoni pranë Qendrës Ndërkombëtare Tregtare në Nju Jork, ndërsa zoti Mekejn do të marrë pjesë në një ceremoni në Pensilvani.

Të dy kandidatët më pas do të marrin pjesë në një forum partiak në Nju Jork ku do të flasin mbi rëndësinë e shërbimit ndaj atdheut. //iç//

XS
SM
MD
LG