Lidhje

La Mansh përfshihet nga flakët, pezullohen trenat


Një zjarr në tunelin që lidh Britaninë me Francën ka shkaktuar pezullimin e të gjithë shërbimeve të trenave nëpërmjet Kanalit të La Manshit.

Zyrtarë të Eurotunelit, kompania që mbikqyr objektin, thanë se flakët shpërthyen në karrocerinë e një kamioni që ishte duke u transportuar me tren nëpërmjet tunelit.

Autoritetet thanë se 32 persona që ndodheshin në tren u evakuuan pa ndonjë problem.

Zyrtarët mendojnë që pezullimi të vazhdojë të paktën deri të premten në mëngjes. //lk

XS
SM
MD
LG