Lidhje

Filmi "Frozen river" trajton imigracionin e paligjshëm në SHBA

  • Peneloipi Pulu

Në një qytezë të vogël pranë Nju Jorkut, në kufi me Kanadanë, dy gra nga kultura të ndryhme bashkohen për të sjellë kontrabandë të huaj të paligjshëm në SHBA. Për të realizuar këtë, ato rrezikojnë jetën e tyre duke përshkuar me makinë një lum të ngrirë, për të marrë imigrantët në Kanada dhe për t’i futur në Amerikë. Regjisorja Kortni Hant ka thurur një dramë njerëzore rreth varfërisë, krimit dhe vetsakrificës.

...Rei Edi është e varfër. Por kur burri i saj Troi, e braktis atë së bashku me dy fëmijët e tyre në prag të Krishtlindjeve, ajo bie në dëshpërim. Troi ka marrë me vehte dhe ato pak para që kishin kursyer për të blerë një kasolle të re ku të jetonin. Rai nuk ka tashmë asgjë.

Rei nuk arrin të marrë punën që do. Kështu, kur ajo takon Lilën, një amerikane vendase e cila kalon njerëz ilegalisht nga kufiri, ajo i bashkohet asaj, ndonëse e frikësuar.

Regjisorja Kortni Hant thotë se filmi i saj është frymëzuar nga jeta e përditshme, kryesisht e grave, në kufirin verior të Amerikës.

Ndonjëherë janë cigaret, ndonjëherë është droga dhe armët. Por pas 11 shtatorit u shtua kontrabanda e emigrantëve të paligjshëm. Kam shkuar atje dhe kam takuar disa gra kontrabandiste. Zbulova se ishin edhe nëna.”

Filmi hedh dritë mbi situatën e varfërisë në Amerikë, dhe ofron një grimcë nga jeta në rezervatet e amerikanëve vendas.

Filmi tregon dasitë kulturore mes të bardhëve dhe amerikanëve vendas. Rein e bren ndërgjegjia që kalon në mënyrë të paligjshme imigrantë në bagazhin e makinës së saj. Lila është më moskokçarëse. Ajo e konsideron rezervatin Mohok në të dyja anët e lumit si një shtet sovran.

Misti Upham është aktore amerikane nga bregu Veriperëndimor, e cila interpreton Lilën. Melisa Leo interpreton Rein. Filmi është xhiruar në një zonë me temperatura nën 0 gradë Celsius. Dy grate e sfiduan të ftohtin dhe e kanë ngarë makinën vërtet përmes lumit të ngrirë. Por Leo thotë se ajo që i ka lënë përshtypje të thellë ishte varfëria që ajo pa atje.

“Është një situatë e tmerrshme në rezervatin ku jetojnë amerikanët vendas. Një racizëm për të cilin nuk flitet hapur në këtë vend. Dhe vendasit janë pa rrugëdalje në atë vend.”

Filmi ka një fund optimist. Dy gratë forcojnë miqësinë mes tyre, bëhen mbështetje për njëra-tjetrën. Më në fund ato vihen përballë veprimeve të tyre por permes një stërmundimi të tillë ato bëhen qënie më të mira njerëzore.

Regjisorja Hant paraqet në këtë film një dramë realiste me personazhe komplekse dhe me një dialog të mirë.

Figura kinematografike është e bukur. Një pafundësi e akullt e lumit të ngrirë është mbyllja e filmit. Por regjizorja nuk pranon që kjo ishte meritë e saj: Ajo thotë: “ Thjesht ndeza kamerën… Gjithçka e paraqitur është natyra vetë”.//lk






XS
SM
MD
LG