Lidhje

Serbi: Partia radikale përjashton kryetarin në detyrë Nikoliç


Partia ultranacionaliste Radikale serbe përjashtoi nga radhët e saj kryetarin në detyrë dhe 17 anëtarë të tjerë si pasojë e një mosmarrëveshjeje rreth lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Tomislav Nikoliç u largua nga një mbledhje e partisë përpara zgjedhjeve të sotme dhe bëri të ditur krijimin e grupit të tij të moderuar parlamentar.

Zoti Nikoliç u largua nga detyra udhëheqëse në partinë e tij të shtunën, pasi anëtarët e partisë besnikë të kryetarit Vojisllav Sheshel kundërshtuan një propozim të zotit Nikoliç, për të mbështetur një marrëveshje për lidhje më të ngushta të Serbisë me Bashkimin Evropian. Parlamentarët serbë e miratuan këtë ligj në fillim të javës.

Zoti Nikoliç mori detyrën e kryetarit të Partisë Radikale në vitin 2003, pas dorëzimit të zoti Sheshel në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë. Ai akuzohet për nxitjen e krimeve të kryera nga grupet paramilitare të përbërë nga mbështetës të tij gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 1990.

Zoti Nikoliç kandidoi gjithashtu për President të Serbisë, duke humbur dy herë me rezultat të ngushtë ndaj Presidenti aktual, Boris Tadiç.//lk

XS
SM
MD
LG