Lidhje

Solana thekson bisedimet e drejpërdrejta izraelito-palestineze


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, theksoi rëndësinë e bisedimeve të drejpërdrejta mes Izraelit dhe zyrtarëve palestinezë, për arritjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Zoti Solana i bëri këto komente të shtunën, pas bisedimeve me presidentin egjiptian Hosni Mubarak në Kairo. Zoti Solana tha se në takimin me zotin Mubarak kishin biseduar për çështje që kanë të bëjnë me konfliktin izraelito-palestinez dhe që do të trajohen në fund të muajit, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Të premten, agjencia e lajmeve Rojters citoi zotin Solana të ketë thënë se ai vetë “po bëhet përherë e më pak optimist”, që Izraeli dhe palestinezët do të arrijnë objektivin amerikan për finalizimin e marrëveshjes së paqes deri në fund të vitit. Ai tha se një ndër gabimet ishte fillimi me ritme të ngadalta i përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.

Zoti Solana e filloi turneun e tij në Lindjen e Mesme të premten, me ndalesa në Tel Aviv dhe në Bregun Perëndimor. //bsa//

XS
SM
MD
LG