Lidhje

Kompania ajrore Alitalia në prag  të  falimentimit


Një zyrtar thotë se shoqëria ajrore italiane Alitalia nuk do të garantojë më fluturime pas të dielës.

Komisioneri për falimentimin pranë kësaj shoqërie, Augusto Fantozzi u tha sindikatave se do të fillojë likuidimin e kompanisë dhe pushimin nga puna të personelit. Fantozzi organizoi një mbledhje urgjente me sindikatat, pasi skadoi afati për arritjen e një marrëveshjeje mes përfaqësuesve të sindikatës dhe investitorëve italianë.

Sipas njoftimeve, Kryeministri Silvio Berluskoni po e ndjek nga afër gjendjen e Alitalias. Zoti Bersluskoni e ka renditur shpëtimin e kësaj kompania nga falimentimi si një ndër përparësitë e qeverisë së tij. Kompania nuk ka realizuar fitime që nga viti 1999 dhe sipas njoftimeve humbet 2 presje 8 milionë dollarë në ditë. //mm//

XS
SM
MD
LG