Lidhje

Kaliforni, 18 të vdekur nga përplasja e dy trenave


Zyrtarët në qytetin Los Anxhelos, në Kaliforni, bënë të ditur se të paktën 18 njerëz u vranë kur një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash.

Zyrtarët thanë se të paktën 135 vetë u plagosën gjatë përplasjes, e cila ndodhi në qytetin e Çatsuorth, rreth 50 km në veriperëndim të Los Anxhelosit. Dhjetra të plagosur janë në gjendje të rëndë, disa prej tyre në gjendje kritike.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme, duke këkuar mes mbetjeve të shkatërruara të trenit të udhëtarëve, për ndonjë viktimë të mundshme.

Zyrtarët thonë se ata nuk e dinë se si dy trenat u gjendën në të njëjtën trase. //bsa//

XS
SM
MD
LG